Telenews

Abbott: Mirëpresim Deklaratën për të Zhdukurit, të zbatohet sa më shpejt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.

Nga aty ai shkroi se e mori mesazhin që pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk po shuhet dhe duhet të bisedohet së bashku për të mësuar fatin e të pagjeturve.

“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur”, ka shkruar Abbott.

Britaniku e ka mirëprituar miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka kërkuar zbatim të shpejtë të saj.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur. Familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse qeveria e zbaton atë. Ndaj bëj thirrje për zbatimin e shpejtë të deklaratës me në qendër nevojat e familjeve”, ka shkruar Abbott.

Të ngajshme

Kryeprokurori Gashi shkon në Kuvend pas kërcënimit me bombë

Donat Hashani

Loshi: Dikush ka thirrur dhe në anglisht ka thënë se një bombë do të shpërthejë për 10 minuta në Kuvend

Donat Hashani

Kërcënimi me bombë e ndërpreu seancën e paradites, Kuvendi mblidhet në mbrëmje (VIDEO)

Donat Hashani