Telenews

Abdixhiku: Do ta takojë për kafe Presidentin e Shqipërisë kur të shkoj në Tiranë

Mosmarrëveshja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me Presidentin shqiptar, Bajram Begaj për lokacionin e takimit kur ai zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Kosovë, ishte një keqkuptim.

Kështu ka thënë në emisionin Pressing të T7 vetë Abdixhiku.

“Ishte një keqkuptim. Ka qenë një kërkesë e jona për ta pritur dhe nuk ka pasur përgjigje ndaj kërkesës sonë për ta pritur. Portretizimi se jemi mendjemëdhenj, vjen prej atyre që s’na duan as neve as LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka thënë se do ta takojë Begajn për kafe në Tiranë.

“Do ta takoj në Tiranë, të pijmë kafe. Ishte një keqkuptim protokollar. Kushdo që vjen në LDK, dyert i ka të hapura, por as s’mund të sillemi fisnorqe, duhet të ketë një protokoll”, ka thënë në fund ai.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj