Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pret që në fund partia e tij t’i ketë 180 mijë vota. Sipas tij, do të arrijë përreth 20 për qind.
“Të dashur mbështetës, Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku në reagim.
Pos tjerash, ai ka thënë se KQZ’ja “as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë”.
Postimi:
Të dashur mbështetës,
Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur.
Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky!
Tani, sa i përket rezultatit.
Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.
Po, LDK do ta arrijë rreth 20%.

