Telenews

ABDIXHIKU: LDK NUK DO TË MBËSHTESË NISMAT PARLAMENTARE, DERISA TË MOS KRIJOHET KOMISIONI HETIMOR PËR ENERGJI

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të mbështesë asnjë nismë tjetër parlamentare nëse Qeveria Kurti vazhdon të refuzojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar mbi menaxhimin e krizës me energji elektrike.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.
“Mazhoranca parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike – një kërkesë legjitime e jona për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. Pjesë e hetimit do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, refuzimi për hetimin e menaxhimit të gjendjes me energji elektrike nga Qeveria Kurti është shenjë frike rreth së vërtetës.
“Sot, s’ka interes tjetër më madhor se sa hetimi i shtrenjtimit enorm të faturave që prekin secilën shtëpi e familje në Kosovë – e zbardhja e fatit të qindra milionave të shpërndara si subvencion. Kushdo që frikësohet nga ky hetim, ka se çfarë të tregojë. Prandaj, pa themelimin e këtij Komisionit Hetimor në Kuvend, pa gjetjen e së vërtetës rreth krizës energjetike në Kosovë – asnjë nismë tjetër parlamentare nuk do të merr mbështetjen e LDK-së”, ka përfunduar Abdixhiku.
Partia që drejton kryeministri Albin Kurti sot nuk ka përkrahur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për atë se si Qeveria Kurti e ka menaxhuar krizën me energji elektrike

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani