Telenews

Abdixhiku: Perdet sot ranë, numrat dhe arsyet e bllokimit u panë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë dhënë betimin e tyre.

Abdixhiku ka thënë se në këtë seancë u pa që Kurti s’i kishte numrat dhe sipas Abdixhikut kjo tregon edhe arsyet e bllokimit të deritashëm.

Postimi i plotë:

Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës.

Perdet sot ranë!

Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash.

Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin.

LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!

Të ngajshme

Ish-kryetari i Supremes tregon nëse Kodi Penal e lejon gjykimin në mungesë ndaj terroristëve të Banjskës

Donat Hashani

PDK: Jemi gati ta marrim përgjegjësinë për formimin e qeverisë

Donat Hashani

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

Donat Hashani