Telenews

Llapi merr fitore të madhe në udhëtim te Malisheva

Skuadra e Llapit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 30-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 1:3 Malishevën e Bekim Isufit.

Qysh në pjesën e parë, skuadra mysafire shënoi dy gola.

 

 

Fillimisht në minutën e 40’të shënoi Ardit Tahiri dhe më pas në minutën e 45’të shënoi Valmir Veliu.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase shënoi me anë të Xhylanit në minutën e 52’të.

Por, skuadra e Llapit shënoi edhe një herë tjetër për t’i siguruar tri pikë të mëdha. Golin e shënoi sulmuesi i krahut, Gashijani.

Me këtë fitore, Llapi largohet nga zona e rrezikshme me 39 pikë në pozitën e pestë.

 

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj