Telenews

Abdixhiku pret Kamberin: Ai është zëri i shqiptarëve në çdo mundësi të tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi bashkë me anëtarë të partisë që ai drejton.

Ai ka thënë se çmon angazhimin e Kamberit në kuvendin serb.

“Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç dhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij”.

“Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje”, është shprehur Abdixhiku.

“Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi