Telenews

Abdixhiku zbulon detaje nga takimi me Costën: Konfirmuam tri qëndrimet tona elektorale

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zbuluar se çfarë u diskutua në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Bashkë me kandidaten për presidente nga lista e kësaj partie, Abdixhiku ka shpalur tri qëndrimet elektorale të këtij subjekti politik.

“Ishte takim i mbarë dhe shumë miqësor. Konfirmuam tri qëndrimet tona elektorale. Kosovës i duhen institucione stabile, nisur nga presidenca te Kuvendi më pas edhe ekzekutivi, politikën e jashtme që i mbron interesat tona shtetërore dhe historike, dhe vizionin euroatlantik që e kemi. Zhvillim, progres, investim, për çka edhe folëm në këtë takim”, deklaroi Abdixhiku para mediave, raporton Klan Kosova.

Ai ritheksoi se mbi këto tri qëndrime LDK po e bën edhe fushatën, për të cilat kreu i partisë tha se do të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve.

Të ngajshme

Kylie Jenner shijon pushimet luksoze, pozon me bikini pink

Rrezarta Ramaj

Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup

Rrezarta Ramaj

PDK përmbyllë fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Hamza: Bashkë i themi STOP krizës

Rrezarta Ramaj