Telenews

Adelina Thaçi tregon tmerrin që pa me sytë e saj

 

 

Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi, ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Prishtinë ku mbetën gjashtë persona të lënduar.

Ajo tha se kishte mbetur e shtangur me pamjet pas aksidentit, derisa gjithashtu potencoi se kishte qenë aty afër ku ndodhi aksidenti.

“Jam rrëqeth nga ky aksident i tmerrshëm, çdo ditë e më shumë po frikësohem me vozit, në mes të qytetit me ndodh këto lloj aksidentesh, tregon që ne kemi humb kontrollin”, shkroi ajo përmes një postimi në ‘InstaStory’.

“Uroj që ata njerëz të shpëtojnë dhe të mos ju ndodhë asgjë. Unë isha aty afër… dhe kam mbet e shtangur me atë që pashë. Zot ndihmona”, potencoi ajo mes tjerash.

Ndryshe nga aksidenti që ndodhi dje në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë mbetën të lënduar gjashtë persona.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Të ngajshme

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…