Telenews

Adnan Januzaj përfundon ne Basaksehir

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj ka përfunduar te skuadra turke, Istanbul Basaksehir në formë huazimi.

Anësori që përfaqëson kombëtaren e Belgjikës gjatë verës kompletoi kalimin te Sevilla, sidoqoftë nuk arriti assesi ta gjejë vetën.

Në fakt, ai ishte thjesht një rezervist pa minutazhë pasi trajneri Jorge Sampaoli nuk i besoi fare. Tani, Basaksehir ka zyrtarizuar ardhjen e tij në formë huazimi.

Klubi ynë ka arritur marrëveshje për huazimin e Adnan Januzaj, i cili luajti te Sevilla, një ndër klubet spanjolle, deri në fundin e sezonit 2022/23. Ne e mirëpresim Adnan Januzaj tek familja jonë dhe i urojmë suksese në fanellën portokall-zi“, shkroi klubi turk në njoftim për ardhjen e tij.

I biri i Abedinit që refuzoi Kosovën për një ftesë Evropiani nga Belgjika nuk arriti ta gjejë aspak vetën te Sevilla.

Januzaj nënshkroi si agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me skuadrën tjetër të La Ligas, Real Sociedad mirëpo asgjë s’i eci mbarë.

Në fakt, anësori ka zhvilluar vetëm 3 minuta në La Liga (2 paraqitje), 9 minuta në Ligën e Kampionëve (3 paraqitje) dhe 6 minuta në Kupën e Mbretit (1 paraqitje).

Tani mbetet të shihet si do t’i shkojë në kampionatin turk, ku luajnë edhe shumë yje nga Kosova, si Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj e disa të tjerë.

Në fakt, Januzaj tani do të jetë bashkëlojtar me qendërsulmuesin e Kosovës, Jetmir Topalli.

Të ngajshme

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani

KBF Bashkimi e mposht Penzën me juniore, bilanci 100% në Ligën Unike

Donat Hashani

Ndërroi jetë ditë më parë, KB Trepça e nderon tifozin dhe përkrahësin e madh të klubit Altin Ponari

Donat Hashani