Telenews

Afati i dytë i provimit, Nagavci u uron suksese maturantëve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që sot i nënshtrohen afatit të dytë të promovimit të maturës.

Nagavci thotë se teksa kjo është një ditë e rëndësishme për nxënësit si ministri kanë ndërmarrë të gjitha masat që procesi të realizohet si duhet.

“Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar. Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë. Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. Suksese të gjithëve”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Të ngajshme

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

Yllka Gashi

Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

Rrezarta Ramaj

Efekti i stadiumit “Fadil Vokrri”, Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Rrezarta Ramaj