Telenews

AFËR 2 MILIONË EURO TË HYRA NË BIZNESIN E MARTIN BERISHAJT KU U DERDHËN PARATË E GEN-IT NGA BEOGRADI

Afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020. Ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra sipas të gjeturave të hulumtimit të Gazetës Reporteri

Mbi gjysmë milioni të parave të derdhura në xhirollogaritë e këtij biznesi, sipas një raportimi në Slloveni, kanë hyrë nga Serbia, përmes filalit të GEN-I në Beograd – një rrjet tregtie energjetike nga Sllovenia, i shtrirë në tërë rajonin. Berishaj nuk ka folur nëse edhe pjesa e tjetër e të hyrave kanë të njëjtën prejardhje.

“MB Consulting” është biznesi në Mal të Zi – që deri para më pak se dy jave e mbajti të fshehur – i regjistruar në pronësi të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Biznesin për konsulenca, në Mal të Zi, profesori i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, e regjistroi më 12 dhjetor 2016. E, qysh në start rezulton se pati të hyra befasuese në xhirollogaritë e kësaj kompanie.

Në vetëm 19 ditë ekzistencë të këtij biznesi në vitin 2016, “MB Consulting” del se pati të hyra gati 100 mijë Euro në xhirollogaritë e saj, përmes platformës publike që jep të dhënat për të hyrat vjetore të bizneseve në Mal të Zi të cilat deklarohen nga kompanitë e regjistrua në Administratën Tatimore të këtij shteti.
I begatshëm sa dhjetori i 2016’ës rezulton të ketë qenë për biznesin e Berishajt edhe komplet viti pasues. “MB Consulting” në vitin 2017 kishte 900 mijë e 666 Euro të hyra vjetore.
Në vitin 2018, biznesi i regjistruar 100% në pronësi të Martin Berishajt, në shtetin malazez deklaroi 368,738.00 Euro të hyra vjetore. Një vit më vonë, “MB Consulting” rezulton se pati një rritje të lehtë të hyrave, duke shkuar në 382,547.00 Euro të hyrat vjetore për vitin 2019.
Ato sërish ranë në vitin pasues, atë 2020, në 233,664.00 Euro të hyra vjetore. Ky edhe është viti i fundit kur ky biznes ka deklaruar të hyra vjetore në Euro. Dokumentet e pasqyrave financiare të deklaruara në Administratën Tatimore të Malit të Zi për vitin 2021, tregojnë se Berishaj nuk ka deklaruar fare të hyra në këtë vit, periudhë kur drejtuesi i Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni u kthye në Kosovë për angazhim politik e që më pas u shpërblye me post diplomatik.
Totali i të hyrave, nga dhjetori i vitit 2016 kur u themelua, deri në fund të vitit 2020, të deklaruara nga “MB Consulting” në Administratën Tatimore të Malit të Zi rezulton gati 2 milionë Euro – saktësisht 1 milion e 985 mijë e 408 Euro.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani