Telenews

Agim Ademi mohon përleshjen fizike me zyrtarin e FFK-së

Agim Ademi e ka mohuar se ka qenë i përfshirë në konflikt fizik me Artan Govorin. Kreu i FFK-së ka deklaruar se ka qenë vetëm debat për punët e Federatës, dhe jo konflikt fizik.
“Sot mediat raportuan me nguti dhe me tituj bombastik për kinse një ekses në FFK. Aty raportohet se, unë, si president i FFK-së, kinse e paskam sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë, Artan Govorin.
Por, kjo është një tjetër e pavërtetë dhe një tjetër inskenim i atyre që po bëjnë në vazhdimësi shantazhe e gjëra të tilla me qëllim të dëmtimit të imazhit tim dhe njëkohësisht të Federatës, por edhe të procesit zgjedhor në FFK.
Nuk është aspak e vërtetë ajo që po aludohet për ekses dhe për asnjë prekje fizike, thjesht ishte një debat për punët e përditshme në federatë. Për këtë ka dëshmitarë brenda federatës. Të gjitha palët që dëshirojnë të përfitojnë nga inskenimet e tilla, ua bëj me dije se vullneti i 44 delegatëve të Kuvendit të FFK-së nuk mund të ndryshojë me presione e shantazhe dhe as me shpifje të tilla nga njerëz e grupe të interesit.
Unë do të vazhdoj punën time me ndershmëri dhe nuk do të lejoj të bie pre e shantazhuesve që për qëllim kanë kapjen e FFK-së” thuhet në reagimin e Ademit./Indeksonline

Të ngajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Conte mohon zërat për Italinë: Jam i fokusuar te Napoli dhe kam kontratë në fuqi

Valjeta Turkaj