Telenews

Agjenti i Raphinhas do të takohet me zyrtarët e Barcelonës në javën e ardhshme

Barcelona është duke bërë përpjekje për të nënshkruar me Raphinhan.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se një takim mes agjentit të lojtarit dhe zyrtarëve të klubit katalunas do të zhvillohet javën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim pritet që të zbulohet përfundimisht nëse Barça do mund të nënshkruajë me Raphinhan këtë verë.

Prioriteti i sulmuesit brazilian thuhet se është që të transferohet në “Camp Nou”.

Megjithatë, për 25-vjeçarin raportohet se interesim kanë shfaqur edhe dy klubet angleze, Arsenali e Tottenhami.

Ndryshe, Raphinha ka kontratë të vlefshme me Leeds Unitedin deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

The post Agjenti i Raphinhas do të takohet me zyrtarët e Barcelonës në javën e ardhshme appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Karateistja Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën

Yllka Gashi

Zhegrova refuzon ofertën 10-milionëshe të Arabisë Saudite, mbetet i fokusuar te Juventusi –

KushtrimGuraj