Telenews

Agjenti i yllit të Barcelonës pritet të mbajë takim me përfaqësues nga Arabia Saudite

agjenti-i-yllit-te-barcelones-pritet-te-mbaje-takim-me-perfaqesues-nga-arabia-saudite

Robert Lewandowski raportohet se ka bërë një hap më afër largimit nga Barcelona, teksa përfaqësuesit e tij po përgatiten të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh me përfaqësues nga Arabia Saudite për një transferim të mundshëm dhe shumë fitimprurës në Lindjen e Mesme.

Reprezentuesi i Polonisë po ashtu është në radarin e klubit të MLS-së, Chicago Fire, në prag të skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit.

Sipas një raporti të ri nga e përditshmja spanjolle AS, agjenti izraelit i Lewandowskit, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë një takim të ri me zyrtarët e Arabisë Saudite përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit, më 1 janar.

Raporti pretendon se Lewandowski tashmë ka marrë një ofertë nga Lindja e Mesme, ndonëse nuk specifikohet se cilat klube janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit, i cili këtë sezon ka shënuar tetë gola në 18 paraqitje në të gjitha garat me Barcelonën.

37-vjeçari besohet se është i tërhequr nga mundësia për të luajtur në Lindjen e Mesme, ku Superliga e Arabisë strehon disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Al-Nassr me yllin portugez Cristiano Ronaldo, si dhe dyshen e Al-Ittihad, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Në një raport të veçantë të BBC më herët gjatë këtij muaji, u bë e ditur se përfaqësuesit e Leëandoëskit kanë zhvilluar bisedime edhe me Chicago Fire për një transferim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chicago Fire, klub që më parë ka tentuar të transferojë emra të mëdhenj si Neymar dhe Kevin De Bruyne në vitin 2025, raportohet se e ka vendosur Lewandowskin si objektiv prioritar për të paktën gjashtë muaj, veçanërisht duke pasur parasysh se Çikago ka komunitetin më të madh polak në SHBA./Telegrafi/

Të ngajshme

Lajm bombastik: Modric transferon yllin e Realit te Milani me kosto zero

KushtrimGuraj

Real Madridi mëson çmimin e top mesfushorit holandez pas interesimit të tyre të madh

KushtrimGuraj

Lajm bombastik: Inter transferon yllin e madh të Juventusit

KushtrimGuraj