Telenews

AGK kërkon nga FFK transparencë për gazetarët rreth Kuvendit të nesërm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një postimi i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar më gjashtë janar për mbajtjen e këtij Kuvendi, por prej atëherë FFK nuk ka lëshur më asnjë njoftim në lidhje me këtë Kuvend.

Madje, kur ka mbetur më pak se një ditë nga mbajtja e këtij kuvendi, FFK-ja nuk e ka njoftuar më opinionin dhe mediat për orën apo vendin se ku do të mbahet nesër ky Kuvend, shkruan Gazeta Express.

“AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit. Në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve”, thuhej ndër tjera në njoftimin e AGK-së.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj