Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar që të përserit edhe njëherë procesi ppër drejtor të Televizionit Publik të Kosovës.
AGK-ja e ka parë të arsyshme procesin e ri, duke kosnideruar se emërimi i Rilind Gërvallës , mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik.
AGK ka shkruar se procesi i ri në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik.
“Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional. Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik. Ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.

