Telenews

Aksident i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, automjeti del nga rruga dhe bie në liqen – vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, të cilat nuk dihen deri më tani.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj