Telenews

Aksident me vdekje në Përrenjas, vetura përplas kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor “Qukës-Përrenjas”.

Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, raporton Euronews.al, transmeton Telenews.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj