Telenews

Aksident mes dy veturave në Ferizaj

Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në emergjencë, si pasojë e një aksidenti trafiku në Ferizaj, në rrugën e “UÇK-së”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Shqip.com, se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjet. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar dy persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt”, ka bërë të ditur ai.
Veseli ka njoftuar se njësia e komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.
 

Të ngajshme

Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në BE

Valjeta Turkaj

Kurti thirrje mërgimtarëve të regjistrohen: Bëhuni pjesë e vendimmarrjes!

Valjeta Turkaj

Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lënduar

Valjeta Turkaj