Sipas saj, rreth orës 16:20 është pranuar informata për një aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet.
“Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Sinjalin.
Policia është duke i hetuar rrethanat e aksidentit.

