Telenews

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për IndeksOnline se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Sipas tij, të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Të ngajshme

Brruti debuton me Hajdukun, Pajaziti shënon

Yllka Gashi

Pas 8 muajsh kapet hajni që vodhi në një shtëpi në Pejë

Yllka Gashi

E dënuar për lidhje me një organizatë terroriste, pas arrestimit në Sarandë del para Gjykatës Penale në Tiranë 32-vjeçarja turke

Yllka Gashi