Telenews

Aksident trafiku në Gjakovë: Vetura godet traktorin, shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e ndeshjes, shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku fillimisht është trajtuar në Gjakovë e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të tejkalimit të rrezikshëm nga ana e shoferit të veturës, i cili ka goditur më pas traktorin.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Të ngajshme

“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

Donat Hashani

Uran Ismaili festën e 28 Nëntorit e kalon me Kadri Veselin në Hagë!

Donat Hashani

Në Shqipëri dënohet me dy vjet burg 33 vjeçari nga Kosova

Donat Hashani