Një person rreth 20-vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, mëngjesin e sotëm. Policia tha se shoferi i veturës duke mos e përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka rënë nga ura, me ç’rast ka vdekur pasagjeri dhe shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Këto informacione i dha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren.
Ai tha se viktima është rreth 20-vjeç.

