Telenews

Aksidenti i rëndë në hyrje të Prizrenit, lëndohen katër persona – dërgohen në spital

Një aksident shumë i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më herët në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, pikërisht në hyrje të Prizrenit, shkruan Sinjali.

Sinjalizuesit tanë kanë dërguar pamje në redaksi, ku shihet se dy vetura janë aksidentuar rëndë dhe se janë rrokullisur.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Bajram Krasniqi, ku tha se nga ky aksident janë lënduar katër persona dhe janë dërguar për tretman në spital.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, tha Krasniqi për Sinjalin.

Të ngajshme

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Rrezarta Ramaj