Telenews

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

aksidenti-ne-prishtine-perfundon-me-rrahje,-pese-te-lenduar

Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se si pasojë, pesë personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, kanë deklaruar nga Policia.

Të ngajshme

PDK largohet nga Kuvendi, nuk arrihet kuorumi për zgjedhjen e presidentit

KushtrimGuraj

Bajrami kritikon pushtetin: Çka janë këto lojëra me amendamentet?

KushtrimGuraj

Hamza: Çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është temë që meriton trajtim serioz, kjo s’po ndodh

KushtrimGuraj