Telenews

Aksidentohet eskorta e Kryetarit të Kuvendit

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë.

Në aksident është përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Sipas Policisë së Kosovës, automjeti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përplasur me një veturë civile.

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore”, tha përmes telefonit zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli i tha Paparacit se në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale.

“Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ndodhet njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.

[Fotografia e ballinës: nga arkivi, nuk lidhet drejtpërdrejt me aksidentin e raportuar]

 

Të ngajshme

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj