Telenews

Aksidentohet vetura me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit, lëndohen katër gra

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në Rrugën e Kombit si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Klan News bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, pranë Urës së Zogut.

Në aksident u përfshin një xhip “Mercedes” dhe një autoveturë tip Opel me targa të Kosovës.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 persona, mes të cilëve 4 gra. Këto të fundit udhëtonin me autoveturë. Të lënduarit janë transportuar për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e përplasjes.

Të ngajshme

Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Rrezarta Ramaj

OJQ “QIKA” paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

Rrezarta Ramaj