Telenews

Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”

Lëvizja Revolta ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë, pak orë para se të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Aktivistë të kësaj Lëvizjeje kanë vendosur para Qeverisë një fotografi të një polici me fytyrën e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, me një kapelë të kuqe.

Në njoftimin e Lëvizjes për aksionin thuhet se për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, sot do të ishte dita e pestë e punës, por fatkeqësisht sipas tyre Ministria nuk ka arritur t’i sigurojë kapelat për diplomim me 1 nëntor dhe se ceremonia është shtyre për sot.

“Jo sepse me 6 nëntor do të vinin kapelat e reja, por sepse brenda pesë ditësh arritën të siguronin huazimin e kapelave të vjetra të policëve në detyrë, deri në përfundimin e ceremonisë. Pyetja që na sillet ndër mend është: Kush i hëngri kapelat?”, thuhet në njoftim.

Ata në shenjë simbolike kanë vendosur edhe një siç, kanë thënë “diplomë të madhe për të gjithë policët e rinj, të cilët do ta fillojnë punën në mungesë të uniformave, në mungesë të kushteve të punës, në mungesë të pagave dinjitoze, në mungesë të sigurimit të punës dhe atij shëndetësor”.

“Por, të mos harrojmë, puna për ta do të fillojë me përgjegjësinë maksimale, madje edhe me përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë mbahet sot në orën 16:30.

Të ngajshme

Italia planifikon të gjobisë shoferët që vozisin shumë ngadalë

Rrezarta Ramaj

Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

Rrezarta Ramaj

Mobilizohet prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, kryeprokuroja mbledh strukturat

Rrezarta Ramaj