Telenews

Aksionarët e Twitter miratojnë ofertën e blerjes prej 44 miliardë dollarësh të Musk

aksionaret-e-twitter-miratojne-oferten-e-blerjes-prej-44-miliarde-dollaresh-te-musk

Aksionarët në Twitter kanë miratuar ofertën prej 44 miliardë dollarësh të CEO të Tesla, Elon Musk për të blerë kompaninë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vlerësimi erdhi gjatë një mbledhjeje të aksionarëve të martën që zgjati vetëm disa minuta, me shumicën e votave të hedhura në internet.

Musk tha në korrik se ai po “anulonte” marrëveshjen për të blerë Twitter, duke akuzuar kompaninë për dështimin e sigurimit të informacionit rreth llogarive false ose spam në platformën e saj.

Twitter ka hedhur poshtë pretendimet e tij dhe ka ngritur një padi duke kërkuar nga një gjykatë në Delaware “të mbajë Musk në marrëveshje”.

Një gjykim është caktuar për muajin e ardhshëm.

Nëse Twitter fiton në gjyq, gjykatësi mund të urdhërojë shefin e Tesla-s që t’i paguajë miliarda dollarë kompanisë, ose madje të përfundojë blerjen. /Telegrafi/

Të ngajshme

Startech dyqani i preferuar për çdo adhurues të teknologjisë

Valjeta Turkaj

Luce, vetura e parë elektrike e Ferrarit

Valjeta Turkaj

Gjermania investon 125 milionë euro për të krijuar ‘OpenAI-n’ e Evropës

Valjeta Turkaj