Telenews

Aksioni antidrogë në veri të Mitrovicës nga policia

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive, sot në veri të Mitrovicës është duke realizuar një operacion policor antidroge, me mbështetjen edhe të njësive të tjera relevante policore, transmeton Telenews.al

“Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme policore, ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj