Telenews

Aktakuzë ndaj gjakovarit që rrahu gruan më rrip dhe e kërcënoi me vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.J., i cili nga 17 deri më 21 gusht të këtij viti, ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, S.J.

Sipas komunikatës për media, për gjatë katër ditëve, i njëjti, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes se tij, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu, ditëve në vijim, i pandehuri përdori forcën dhe e sulmonte fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe, e ka goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këtë ka kryer veprën penale, “Lëndimi i lehtë trupor në vazhdimësi”.

Gjithashtu, në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, seriozisht e ka kanosur me fjalë dhe me armë të dëmtuarën, bashkëshorten e tij S.J., ku si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin në mes vete i pandehuri nxjerr nga sirtari i dollapit të dhomës të fjetjes armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë “ Ka me t ‘vra”, me ç ‘rast me veprimet e tij, i pandehur tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj.

Me këtë ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Arma me të cilën është kanosur e dëmtuara, është sekuestruar, po ashtu, në departamentin për krime të rënda, është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së.

Prokurorët e rastit i kanë propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.J., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Të ngajshme

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

Valjeta Turkaj

65 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Valjeta Turkaj

Aksident me fatalitet në Vragoli – shtetasi francez godet për vdekje këmbësorin 78-vjeçar

Valjeta Turkaj