Telenews

Aksident me fatalitet në Vragoli – shtetasi francez godet për vdekje këmbësorin 78-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë. Burime të besueshme nga strukturat e hetimit kanë konfirmuar për Sinjalin se viktima është Avdi Avdiu rreth 78-vjeçar, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është Nicolas Pierre Appertet rreth 2224-vjeçar, shtetas i Francës.

Sipas informacioneve, rreth orës 17:35, i dyshuari po lëvizte me motoçikletë në drejtim të Prishtinës kur ka goditur këmbësorin, i cili po kalonte rrugën në vend të palejuar, përtej ndarjes fizike të rrugës me mbrojtëse hekuri.

Nga goditja e fuqishme, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht intervenimit të menjëhershëm të ekipeve emergjente, mjeku kujdestar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendngjarje kanë dalë Prokurori Kujdestar, ekspertët e Mjekësisë Ligjore, si dhe njësitë e nevojshme policore të cilat kanë kryer ekzaminimin teknik të plotë të vendit të ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij janë shoqëruar për ekzaminime mjekësore.

Sipas burimeve të Sinjalit, Prokuroria nuk ka marrë vendim për masën ndaj shoferit francez, derisa të përfundojnë të gjitha ekzaminimet dhe raportet zyrtare të mjekësisë ligjore.

Hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit fatal që i mori jetën 78-vjeçarit nga Vragolia.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj