Telenews

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M.

 Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet S.M., më datë 11 qershor 2026,rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij, e më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga i dëmtuari V.S., ku pasagjer ishin edhe të dëmtuarit F.K. dhe H.K.

 Sipas aktakuzës, nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e të dëmtuarve. Megjithatë, fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore.

 Gjithashtu i pandehuri me inicialet S.M., ka poseduar pa autorizim armën automatike AK-47, së bashku me karikatorin dhe municionin, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

 Më këto veprime i pandehuri S.M., ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Të ngajshme

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim”, shqiptarët do të mblidhen më 27 shtator për protestë në Gjenevë

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim”, sonte protestohet përsëri në natën e 7-të me radhë

Yllka Gashi