Aktori i njohur kosovar, Osman Azemi ka thënë se ekipi momental i Ballkanit do ta mposhte edhe Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Këto komente ai i ka bërë në emisionin “Kampionët” në Kanal10, ku ka deklaruar se ky Ballkan do e mposhte Kosovën nëse do ta kishte kundërshtar, transmeton Telenews.al
”Ballkani e ka pasur një ëndërr, nuk ka ardhur rasisht këtu. Me shumë investime e me një strategji të atij presidenti që është shembull i një suksesi që duhet ta ndjekin edhe të tjerët. Po të isha unë lojtar i tyre në këto momente, do të kishte qenë një përgjegjësi e madhe dhe privilegj normal. Unë po mendoj që Ballkani do ta kalojë fazen e grupeve në Conference League, sepse djemtë do të luajnë me shpirt, po funksionojnë mirë. Pse mos ta mposhtim Dinamo Zagrebin dhe ekipet tjera? Unë jam shumë i sigurtë që Ballkani e mposht Kosovën momentalisht. Kur të doni do ta bënim një miqësore dhe Ballkiani e mposht Kosovën shumë mirë dhe i tregon se si luhet futbolli dhe me shpirt”, u shpreh Azemi.
Të kujtojmë se aktori Azemi njihet në publik edhe si njohës mjaft i mirë i futbollit. /Telenews.al/

