Telenews

AKTORJA KUMRIJE HOXHA NDEROHET ME ÇMIMIN PËR VEPËR JETËSORE NGA MKRS-JA

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili edhe ia dha këtë çmim aktores.
Fillimisht, aktori dhe regjisori, Enver Petrovci tha se teatri ka nevojë për rimëkëmbje dhe krijim të ritualeve të reja e jo të argëtohen, kështu duke bërë thirrje për bashkim dhe krijim të hapësirave të përbashkëta të barazisë.
“Teatri i vizionit, qëllimit, rimëkëmbjes, riparimit dhe kujdesit epik kanë nevojë për rituale të reja. Nuk kemi nevojë të argëtohemi, duhet të mblidhemi. Ne duhet të ndajmë dhe kultivojmë hapësirën e përbashkët. Ne kemi nevojë për hapësira të mbrojtura të dëgjimit të thellë dhe barazisë. Teatri është krijimi nën tokë, i hapësirë së barazisë midis njerëzve, perëndive, bimëve, kafshëve, pikave të shiut, lotëve dhe rigjenerimit”, tha Petrovci.
Sipas Petrovcit, gazetat dhe mediat janë të paafta për të trajtuar atë që ata po përjetojnë.
“Ne po jetojmë në një periudhe epike me historinë njerëzore dhe ndryshime të thella dhe konsekuente që po e përjetojnë në marrëdhëniet e qenieve njerëzore me vetveten, me njëri-tjetrin dhe me botën jo njerëzore shkojnë pothuajse përtej aftësive tona për të kuptuar, artikuluar dhe shprehur…Nuk po jetojmë në qikun e lajmeve 24 orëshe, por jetojmë në skajin e kohës. Gazetat dhe mediat janë krejtësisht të pa pajisura dhe të pafta, për të trajtuar atë që ne po e përjetojmë. Ku është gjuha, cilat janë lëvizjet dhe imazhet që mund të na bëjnë të mundur të kuptojmë ndryshimet dhe krisjet e thella që po përjetojmë”, vijoi Petrovci.
Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku rikujtoi se është duke bërë përpjekje për të konsoliduar në infrastrukturën dhe ngritjen e cilësisë teatrore në Kosovë
“Më lejoni t’iu rikonfirmojë angazhimin dhe zotimin tonë për teatrin në përgjithësi, Teatrin Kombëtar në veçanti por edhe për tetarët e tjera publike të pavarura të Kosovës. Jemi në vazhdën e përpjekjeve tona për të konsoliduar edhe infrastrukturën fizike për kushtet e punës, hapësirat e punës por edhe legjislacionin e kulturës përmes së cilave besojë se do të kemi mundësi që të investojmë sa më shumë në ngritje te cilësisë dhe krijimtarisë teatrore në Kosovë në zhvillim të audiencave, në prezantim sa më të mirë ndërkombëtar dhe me punë sa më efektive të pavarur të institucioneve teatrore në vendin tonë”, tha Çeku.
Aktorët që jepen kontribut në teatër të cilëve edhe ju ndanë çmimet ishin; çmimi kryesorë për Vepër Jetësore e fitoi aktorja Kumrije Hoxha, çmimin për aktorin më të mirë me talentin deri në perfeksionim e fitoi Ernes Malazogu, për prezantim te suksesshëm ndërkombëtar e fituan dy artistë, Mentor Zymberaj dhe Jeton Neziraj, për shfaqjen më të mirë e fitoi “Shfaqja +18”. Ndërsa për regjinë më të mirë nuk është ndarë çmim për shkak që ishte vetëm një regjisore.
Ndryshe, 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s, me propozim të Finlandës.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani