Telenews

Alarm në rrugët e Kosovës: Tri viktima dhe 64 aksidente në vetëm 24 orë

Një situatë e rëndë është regjistruar në trafikun rrugor në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë evidentuar tri aksidente me fatalitet, ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 67 aksidente trafiku: tri me fatalitet, 32 me persona të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Policia ka vazhduar edhe me shqiptimin e gjobave për kundërvajtje në trafik. Brenda 24 orëve janë shqiptuar 2 mijë e 391 tiketa trafiku.

Njëri nga aksidentet tragjike ka ndodhur të mërkurën, më 2 shtator, rreth orës 15:35, në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Çagllavicë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim në QKUK, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Një tjetër aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 20:17 në fshatin Llukar të Prishtinës, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Emergjencën e QKUK-së, ku më pas është konstatuar vdekja e tij. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Viktima është Laurent Krasniqi, TikToker i njohur dhe ish-banor i Big Brother VIP Kosova.

Krasniqit do t’i jepet lamtumira e fundit sot, më 3 shtator. Varrimi do të bëhet në orën 17:00, në varrezat e fshatit Llukar.

Bilancit tragjik i është shtuar edhe vdekja e një personi që po trajtohej në Spitalin e Vushtrrisë pas një aksidenti të ndodhur më 5 gusht.

Sipas Policisë, viktima ishte goditur nga një veturë dhe po trajtohej në repartin intensiv. Më 2 shtator ai ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Po voziste i dehur/ Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Yllka Gashi

19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit

Yllka Gashi

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Yllka Gashi