Telenews

Alarm për mjet të dyshimtë në Dragodan, Policia thotë se nuk ishte mjet shpërthyes

Sot rreth orës 12:00 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë pas sinjalizimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative të nevojshme.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.”

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj