Alarmon sekretari i OKB-së: Ta ndalojmë ecjen në gjumë, planeti po shkatërrohet
Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), António Guterres, ka alarmuar pas përmbytjeve në Pakistan.
Ai thotë se duhet ta ndalojmë ecjen në gjumë, pasi planeti po shkon drejt shkatërrimit.
“Le të ndalojmë ecjen në gjumë drejt shkatërrimit të planetit tonë nga ndryshimet klimatike. Sot është Pakistani. Nesër, mund të jetë vendi juaj”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.
Mbi 1 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve, ndërkaq miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.