Telenews

ALBIN KURTI KANDIDAT KRYESOR EDHE PËR NJË MANDAT!

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet lokale.
Kurti, i cili e drejton edhe Qeverinë, ka deklaruar se partia e tij ka probleme të brendshme organizative dhe strukturore.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se reformat janë të domosdoshme ne këtë parti si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, por sipas tyre ky do të jetë një proces kompleks dhe jo i lehte.
Artan Muhaxhiri, parasheh një proces zgjedhor kompleks në Vetëvendosje.
Ai thotë se Kurti, nuk do e ketë të lehtë t’i balancoj interesat e aktivistëve dhe politikanëve që janë në pushtet.
Megjithatë sipas tij, Kurti vazhdon të jetë figurë e pakontestueshme në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ne anën tjetër, analisti politik Gazmir Raci vlerëson se reformat në Vetëvendosje janë të domosdoshme pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale.
Ai shprehet kritik për mungesën e përgjegjësisë nga kryesia qendrore e partisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 4 komuna në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Të ngajshme

Hill: Putinit s’i intereson Kosova

KushtrimGuraj

Treg kokaine në pyll, dënohen dy shqiptarë në Francë

KushtrimGuraj

Foto e rrallë e heroit Jusuf Gërvalla me vajzën Donikën, sot Ministre

KushtrimGuraj