Telenews

Alexander-Arnold: Largimi nga Liverpooli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime

Trent Alexander-Arnold ka folur hapur rreth vendimit të tij për t’u larguar nga klubi i fëmijërisë, Liverpool, pasi fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar.

Mbrojtësi anglez zgjodhi të ndiqte ëndrrat e tij dhe iu bashkua Real Madridit këtë verë, teksa në një intervistë me gazetën spanjolle GQ, foli rreth vendimit.

“Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold.

“Liverpooli është shtëpia ime; më bëri ai që jam. Por Real Madridi më dukej si hapi i duhur, në kohën e duhur. Është padyshim një sfidë, por është një sfidë që e mirëpres”.

“Bernabeu është një vend i shenjtë. Ndjen peshën e fanellës, por pikërisht kjo gjë të shtyn t’i japësh gjithçka”.

“Sigurisht, trashëgimia (e Real Madridit) është e pamohueshme. Por më shumë se kaq, ajo që më tërhoqi ishte ambicia dhe dëshira për të provuar veten në një kontekst të ri”.

Po, mendoj se është një transformim personal, si dhe profesional. Të zhvendosesh në një vend të ri, të mësosh një kulturë të re, të shtyn përpara si person. Është më shumë sesa futboll”, përfundoi anglezi.

Të ngajshme

Shiten krejt biletat për Zvicër-Kosovë, “Blick” parasheh mbështetje të madhe për Dardanët

Valjeta Turkaj

Flick publikon listën e Barcelonës për Ligën e Kampionëve, merret vendimi për Ter Stegen

KushtrimGuraj

Fituesi i Kupës së Botës me Francën mendon pensionimin në moshën 31-vjeçare

Valjeta Turkaj