Telenews

Alfred Cako vjen me parashikim: Do të ketë ndryshime të kufijve, ja me kë bashkohet Kosova

 

 

Alfred Cako në emisionin OCULT ka folur për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Kosovë dhe vendet e Ballkanit.

Cako këtë vizitë e quan të pazakontë, pasi që, Jens Stoltenberg i kishte mbaruar mandati në muajin shtator, prandaj shton se vizita e tij ka disa prapaskena.

Ai thotë se Stoltenbergu i ka mbaruar dy mandate. Cako shton se Stoltenberg gjithmonë shkon në vendet problematike.

“Unë kam menduar dhe kam thënë se do të ketë një ndërrim të kufijve. Republika Serbska do të shkëputet nga Bosnja dhe do të kërkojë të bashkohet me Serbinë. Sanxhaku do të ndryshohet. Sanxhaku që e ka Mali i Zi është territor i banuar me shqiptarë deri në zonën me kufi me Malësinë e madhe me Shkodër, dhe ka një marrëveshje sekrete të vitit 1878 në Kongresin e Berlinit kur Mali i Zi i mori këto territore që do ti mbante vetëm 100 vjet, dhe kjo ka mbaruar para 50 vjete, por për shkak të situatave ndërkombëtare Mali i Zi i mbajti në kuadër të ish Jugosllavisë, pro tash këto toka shqiptarët duhet t’i kërkojnë se janë toka të banuara me shqiptarë”, shton tutje ai.

Cako tregon se më kë do të bashkohet Kosova, e që sipas tij, do të bashkohet me Iliridë. “Do ketë shkëmbim të territoreve të Luginës me territoret në veri të Mitrovicës”, shton tutje Cako. E për këtë Cako thotë se kjo është arsyeja se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqi janë aktorë.

Të ngajshme

Varroset nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë dhe Ali Krasniqit

Erzana Fazliu

Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit

Erzana Fazliu

Ismaili: Mos i bini qytetarit të thjeshtë në qafë për një puthje

Erzana Fazliu