Telenews

Allegri flet për dënimin e Juventus-it: Jemi burra dhe marrim përgjegjësitë, mbetem në klub

Juventus mori një dënim me heqjen e 15 pikëve nga klasifikimi i Serie A për shkak të fitimeve kapitale. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) vendosi me dorë të hekurt ndaj bardhezinjëve të premten në mbrëmje.

Për këtë çështje, së fundmi u ndal për të folur edhe trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri. Për livornezin, ai do të jetë pjesë e klubit për aq kohe sa nuk shkarkohet, pavarësisht çdo vendimi të FIGC.

“Është një fakt, është një mundësi për të pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe skuadra e di shumë mirë se çfarë të bëjë, do të shohim se ku do të jemi më 5 qershor, kemi 60 pikë në dispozicion”, tha Allegri, duke nënkuptuar arritjen e objektivit, zonën Champions League.

“Unë jam dhe do të mbetem trajner i Juventus-it, për sa kohë që nuk më shkarkojnë”.

“Ne duhet të jemi përgjegjës për vendin ku jemi dhe çfarë bëjmë dhe në kohë vështirë, duhet të jemi burra dhe gra të mira për të marrë përgjegjësinë”.

“Kur mora lajmin për 9 pikët e penalitetit (kërkesa fillestare nga gjykata), bëra llogaritë për garën e Champions League, pastaj e bëra përsëri me 15 pikë dhe mesatarja është gjithmonë e njëjtë, një udhëtim i jashtëzakonshëm do të jetë nevojshëm”, theksoi Allegri.

Juventus pavarësisht ngjarjeve të fundit do të ketë një përballje të vështirë ndaj Atalanta-s në Serie A të dielën në “Allianz Stadium”, duke filluar nga ora 20:45.

Të ngajshme

Irlanda bën një ndryshim në skuadër para ndeshjes ndaj Kosovës

Yllka Gashi

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Federatën e Futbollit Kroat

Yllka Gashi

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi