Telenews

Ambasada Amerikane në Tiranë uron presidentin e ri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të shtunën e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ambasada e SHBA-vë në Tiranë, ka shkruar se presin me kënaqësi që të vazhdojnë bashkëpunimin me Begajn në detyrën e tij të re.
“Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Bajram Begaj është zgjedhur president i Shqipërisë me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim.
Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Të ngajshme

Ngjarje e datës 11 gusht

Rrezarta Ramaj

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi