Telenews

Ambasada amerikane përkujton Albrightin në trevjetorin e vdekjes: Shpëtoi shumë jetë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në amshim.

Në shkrimin e ambasadës kushtuar Albrightit, përmendet lidershipi i saj i guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X transmeton Telenews.al.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, kujtoi se në Amerikë, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

https://x.com/USEmbPristina/status/1903760731507401013?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1903760731507401013%7Ctwgr%5E8c83c23c833230cb2781fd23db7f93f42af7153b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fambasada-amerikane-perkujton-albrightin-ne-trevjetorin-e-vdekjes-shpetoi-shume-jete%2F

 

Të ngajshme

Abdixhiku: Ka dakordim, jemi të gjithë bashkë për deklaratën

Yllka Gashi

Për 13 net me radhë, Prishtina proteston edhe sonte për çlirimtarët

Yllka Gashi

“Varfëri intelektuale”, Meliza Haradinaj reagon për rezolutën e propozuar në Kuvend

Yllka Gashi