Telenews

AMBASADA E KOSOVËS JEP DETAJE PËR PROCEDURAT ME PATENT SHOFERËT E KOSOVËS NË GJERMANI

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje në lidhje me procedurat me patent shoferët e Kosovës në Gjermani
Në këtë njoftim thuhet se filluar tashmë procesi i konvertimit të patentë shoferëve në të gjitha landet gjermane.
“Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe nënshkrimit të saj, me datë 6 prill 2022 nga ana e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë, z. Oliver Luksic, ka filluar tashmë procesi i konvertimit të patentë shoferëve në të gjitha landet gjermane”.
Bëhet e ditur se gjashtë misionet konsullore të Kosovës në Gjermani, kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Andaj, me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, dëshirojmë t`ju informojmë se, gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Düsseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në München dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve përmes së cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës në Gjermani.
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe nënshkrimit të saj, me datë 6 prill 2022 nga ana e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë, z. Oliver Luksic, ka filluar tashmë procesi i konvertimit të patentë shoferëve në të gjitha landet gjermane.
Andaj, me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, dëshirojmë t`ju informojmë se, gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Düsseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në München dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve përmes së cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.
VËNI RE: Në rast se qytetarët aplikojnë për konvertim të patentë shoferit tek institucionet kompetente gjermane (Führerscheinstelle), atëherë ky verifikim bëhet përmes komunikimit zyrtar (me e-mail) ndërmjet dy institucioneve kompetente (Führerscheinstelle dhe misionit konsullor). Këtë shërbim misionet konsullore e kryejnë pa pagesë.
Ndërsa, qytetarët të cilët dëshirojnë të pajisen paraprakisht me vërtetim, atëherë misionet konsullore të Republikës së Kosovës do të lëshojnë një vërtetim të tillë, përmes të cilit dëshmohet marrja e patentë shoferit në procedurë të rregullt në Kosovë. Për këtë shërbim duhet paraprakisht të bëni termin në misionet konsullore. Lëshimi i këtij vërtetimi do të kushtojë 20 €.
Për çdo informacion shtesë, mund t`i kontaktoni njërën nga misionet konsullore më të afërta:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin/Shërbimi Konsullor
Tel: +49 30 240 476 90
consulate.berlin@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme në Düsseldorf
Tel: +49 211 54 222 222
consulategeneral.dus@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme në Frankfurt
Tel:  +49 69 271 339 20
consulate.frankfurt@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme në Hamburg
Tel: +49 40 399 089 901
consulategeneral.ham@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme në München
Tel: +49 891 598 617 20
consulategeneral.munich@rks-gov.net
Konsullata në Stuttgart
Tel: +49 711 627 6770
consulate.stuttgart@rks-gov.net
Përzemërsisht,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

Të ngajshme

LDK zyrtarisht bojkoton RTK’në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Donat Hashani

BE-ja sërish kërkon që Asociacioni të formohet, nuk i diskuton kushtet e Kurtit

Donat Hashani

Osmani takohet me Kryediplomaten e Islandës, Presidenca tregon çka folën

Donat Hashani