Telenews

Ambasada e SHBA-së festë për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, u festua Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Jeff Hovenier përmes një postimi në Tëitter tha se në këtë festë performoi edhe orkestra e Forcave Ajrore të ShBA-së në Evropë.

Më tej, Hovenier ka treguar se ka dalë në skenë nga ku e ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

“Sot në mbrëmje festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hovenier.

“Me një pritje dhe performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, madje pata rastin të ngrihesha në skenë për pak! Urime Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë”, ka shtuar ai.

Të pranishëm në ceremoni ishin presidentja Osmani, kryeministri Kurti e pjesëtarë tjerë të kabinetit qeveritar.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj