Telenews

Ambasada e SHBA-së ul flamurin në gjysmështizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës e ka ulur flamurin në gjysmështizë si shenjë solidarizimi me viktimat që u prekën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Këtë veprim Ambasada Amerikane e ka bërë në përputhshmëri me vendimin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverinë e Kosovës për ta shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë, njofton Telenews.al

“Duke njohur deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se sot është ditë zie për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, ka shkruar ambasada në një postim në faqen e tyre në Facebook.

Të ngajshme

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Rrezarta Ramaj

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj