Telenews

​Ambasadori francez: Dëshirojmë që në fund të dialogut të ketë njohje reciproke

Ambasadori i Francës në Beograd Pierre Koshar deklaroi se është në interes të Serbisë dhe Kosovës dhe gjithë rajonit që dialogu të ecën përpara dhe se qëllimi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy vendeve, i cili përfundimisht duhet të ketë njohjen reciproke.

Koshar për Radio Televizionin e Vojvodinës ka folur për atë nëse njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai tha se prioritet është përparimi në dialogun e mbështetur nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Dëshira jonë është që në fund të arrijmë njohje reciproke, por përmes procesit nuk vendosim kushte paraprakisht. Ajo që është e rëndësishme është që të zhvillohet një dialog që u mundëson popullit të Serbisë dhe Kosovës të jetojnë në paqe, të kryejnë tregti dhe të udhëtojnë”, tha ai.

Koshar tha se samiti i javës së kaluar në Bruksel i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor “nuk ishte i pasuksesshëm”, por se “mundësoi konfirmimin e dëshirës së të gjitha vendeve evropiane për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit”.

Të ngajshme

Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

Rrezarta Ramaj

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Rrezarta Ramaj

Ditën e parë si presidente, Shirkoka-Pula e nis me homazhe në Prekaz

Rrezarta Ramaj