Telenews

Ambasadori i Japonisë viziton DevolliGroup, njihet me investimet industrialedhe sfidat e industrisë së qumështit nëKosovë

Devolli Group pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e saj Ambasadorin e Japonisë në Republikën e Kosovës, z. Hiroyasu TANIGAKI, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare për t’u njohur nga afër me kapacitetet prodhuese, investimet teknologjike dhe kontributin që grupi jep në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë vizitës në Fabrikën e Birrës Peja, përfaqësuesit e Devolli Group prezantuan teknologjinë moderne të prodhimit, standardet e larta të cilësisë dhe investimet që e kanë bërë fabrikën një nga objektet industriale më të avancuara në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe gjendja e industrisë së përpunimit të qumështit. Devolli Group prezantoi sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendorë, duke përfshirë ndikimin e importeve me çmime dumping dhe zhvillimet e fundit që lidhen me Fabrikën e Qumështit Vita.

Kompania ritheksoi rëndësinë e publikimit të rezultateve zyrtare të analizave nga institucionet përgjegjëse, duke vlerësuar se transparenca është në interes të konsumatorëve, fermerëve dhe industrisë vendore.

Vizita u përmbyll me vlerësimin e ndërsjellë për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet
Kosovës dhe Japonisë dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në fushën e industrisë dhe
investimeve.

Të ngajshme

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë

Yllka Gashi

Zbulim senzacional nga një ekip arkeologësh sllovenë, ata gjetën një qytet të humbur majash, 2,500 vjeçar!

Yllka Gashi

Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut/ Çka deklaroi Haziri para selisë së LDK-së?

Yllka Gashi